Legjenda Altin Lala thumbon trajnerin Reja: “Ku e gjen luksin ta bësh atë gjë me talentin Broja?!”

14 Tetor 2021
13:09
Telesport
back button

Humbja ndaj Polonisë na zhgënjeu pa masë, sepse ishim përgatitur më shumë, kishim atmosferën e duhur, në shtëpinë tonë, aty ku kur kombëtarja të rritet edhe më shumë në cilësi dhe besim, kushdo do ta ketë problem të dalë me 3 pikë…

Dhe në këtë rritje është edhe ai: Armando Broja ! Djaloshi i rritur me një kulturë tjetër, në një vend tjetër dhe në një Akademi që vitet e fundit ka nxjerrë talente pafund duke i fërguar dhe zhvilluar ashtu si duhet.

Broja është produkt i Chelsea, luan në Premier League dhe shumë shpejt do të jetë titullar edhe te Shqipëria, do apo nuk do Reja! Sepse vërtet që ka lënë më shumë gjurmë si zëvendësues, por e vërteta është se pa Brojën duket sikur drita kuqezi nuk ndizet në fushë dhe ajo shkëndija nuk vjen…

“Broja një nga më të mirët e historisë. Është vrasës, nuk kemi luks ta lëmë në stol!”… Kjo fjali mjafton nga Altin Lala, një që për ngjyrat kuqezi ka djersitur dhe është munduar së tepërmi ndër vite. Një legjendë që talentet i njeh dhe i pikas, jo më kot është menaxher sot. Por, sidomos, ajo që thotë Lala është thjesht realiteti…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit