Legjenda: Do të më kishte pëlqyer të luaja te ky PSG. Janë…

2 Maj 2021
14:22
Denis Hakanaj
back button

Jay Jay Augustine Okocha, shkurt Okocha, ka folur për Paris Saint-Germain, skuadër me të cilën ka luajtur nga 1998 në 2002 duke luajtur me lojtarë të kalibrit të Ronaldinho-s.

Ish-futbollisti historik nigerian i ka bërë komplimentet ish-skuadrës së tij për nivelin që kanë arritur.

“Mendoj se PSG funksionon shumë mirë, janë pothuajse aty ku duhet të jenë duke parë se janë shumë afër objektivit për të fituar Champions League”, ka thënë legjenda nigeriane për Canal +.

Në lidhje me trajnerin dhe sezonin:

“Neymar dhe Mbappe shkojnë shumë mirë. Kjo ndodh pas njëfarë kohe duke luajtur bashkë. Sigurisht është një skuadër më e fortë në krahasim me atë që luaja unë. Do të më kishte pëlqyer të luaja me këtë ekip”, ka vazhduar Okocha.

“Pochettino? Besoj se është një trajner i mirë, e ka treguar më parë dhe po e tregon edhe tani. Mendoj se ka qenë një vendim shumë i mirë për ta marrë sepse ai e njeh klubin. Dhe jam i lumtur që po bën mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit