Legjenda e Arsenal: Jam gati të drejtoj skuadrën nëse ikën Emery

15 Nëntor 2019
12:11
Telesport
back button

Francezi Patrick Vieira, trajneri aktual i ekipit të Nisë në Ligue 1 në Francë, u shpreh se është gati të drejtojë skuadrën e Arsenal në rast se ia ofrojnë këtë detyrë. Në një deklaratë për “France Football”, trajneri 43-vjeçar u shpreh se nuk i trembet kësaj sfide, pasi ai tek Arsenali është një legjendë. Vieira e njeh mirë atmosferën te “topçinjtë, duke qenë se aty ka luajtur për 9 sezone (1992-2005), duke realizuar edhe 29 gola në 297 ndeshje.

Francezi Patrick Vieira

Kam mësuar shumë kohët e fundit, duke drejtuar disa ekipe në Amerikë dhe Francë. Gjithsesi, mendoj se shkarkimi i Emery është ende larg, por unë jam gati nëse më ofrohet një detyrë e tillë. Kam qenë në këtë klub edhe më parë, aty kam kaluar shumicën e karrierës time. Fakti që kam punuar me Wenger tek Arsenal më ka ndihmuar shumë të njoh edhe më mirë këtë ekip. Gjithsesi, unë jam fokusuar tek puna si trajner i Nisë”, tha Vieira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit