Legjenda e Arsenal: Nuk e kuptoj pse Xhaka është kapiteni i ekipit

23 Tetor 2019
17:44
back button

Ish-mesfushori i Arsenalit Emmanuel Petit nuk e kupton pse Granit Xhaka është kapiteni i Topçinjve. Skuadra e Emery ka humbur 1-0 ndaj Sheffield United ditën e hënë dhe francezi ka kritikuar skuadrën e zemrës pas asaj ndeshjeje për t’u harruar.

“A mund ta imagjinoni Patrick Vieira në fushë atë të hënë? Ai do ishte duke u bërtitur shokëve të ekipit ‘çfarë dreqin jeni duke bërë!’,” shprehet Petiti për Paddy Power.

“Nuk e shoh këtë gjë te Xhaka. E shoh te Guendouzi, ai është një nga të paktët që do të fitojë çdo ndeshje. Ai ka një zemër luani.

Mund të më thotë dikush se cili është kualiteti më i mirë që ka Xhaka? Nuk e kuptoj se është bërë kapiten. Mungon lidershipi.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit