Legjenda e biçikletës rrëzohet dhe përfundon në spital me dëmtime në kokë

14 Tetor 2019
13:55
Telesport
back button

Belgjika dhe jo vetëm është në ankth për jetën e ish-çiklistit Eddy Merckx. 74-vjeçari, 5 herë fitues i Turit të Francës dhe po kaq herë i Xhiros së Italisë (edhe një titull në Vuelta), është shtruar në një spital në Dendermonde, pasi u rrëzua gjatë një pedalimi me një grup miqsh.

Sipas mediave belge, Merckx ka pësuar disa goditje të forta në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas familjarëve, Eddy nuk ndodhet më në sallën e terapisë intensive, ku ishte në fillim, por në një dhomë normale spitali, ku do t’i kryhen të tjera ekzaminime.

Problemi më i madh për gjendjen shëndetësore të Merckx është si ai mban një aparat në zemër, çka vështirëson një ndërhyrje kirirgjikale në rast se do të jetë e nevojshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit