Legjenda e Manchester United godet rëndë Pogba: Nuk është humbje e madhe…

19 Shtator 2019
9:46
Alfred Lleshi
back button

“Paul Pogba nuk do të jetë një humbje e madhe për Manchester United, nëse largohet”. Kështu mendon një nga legjendat e klubit nga “Old Trafford”, Paul Scholes. Ylli francez tha në fund të sezonit të kaluar se dëshironte të ndryshonte ambient, me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, që u përpoq të nënshkruante me të. Një transferim i tillë nuk u realizua, ndaj kampioni i botës e filloi sezonin e ri në Premier League me “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që aktualisht është i dëmtuar.

Scholes tha se klubi mund të ketë kërkuar nga Pogba për të qëndruar edhe një vit tjetër, njësoj siç bëri me parë me Cristiano Ronaldo, para se portugezi të bashkohej me Real Madridin, më 2009. “Unë mendoj se është mjaft e qartë: Pogba dëshiron të largohet, – tha Scholes, 13 herë fitues i Premier League gjatë gjatë karrierës me Manchester United. – Ai dëshironte të shkonte te Real Madridi, por nuk e di për çfarë arsyeje nuk ndodhi. 

Nuk do të isha i befasuar nëse do t’i jetë bërë e njëjta ofertë si Cristiano Ronaldos, kur ishte në “Old Trafford”. Nëse drejtuesit i kanë kërkuar të qëndrojë edhe për një vit, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë nuk mendoj se largimi do të ishte humbje e madhe për Manchester United. Nuk mendoj se forma e Pogba ka qenë e shkëlqyer, gjatë dy, ose tri viteve që ka qenë këtu. Jam i sigurt se ka shumë lojtarë, që mund ta bëjnë po aq mirë rolin e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit