Legjenda e Milanit kryqëzon Juventusin, Capello thumbon Sarrin!

7 Gusht 2020
23:33
Telesport
back button

Alessandro Costacurta foli për eliminimin e Juventusit nga Champions League në Sky Sport. “Nuk mund të humbësh kundër Lyonit në ndeshjen e parë: e respektoj atë, por nuk mund të humbësh! Ndeshja e parë në Francë ndikoi në gjithçka. Kishte pak shfaqje individuale të mjaftueshme, deri diku mbrojtësit, por të tjerët nuk ishin në lartësi”.

Sakaq, Fabio Capello thumbon Sarrin mbi aktivizimin e Dybala: “Dybala ishte një rrezik që nuk duhej të merrej, të gjithë mund të mendojnë ashtu siç e shohin të arsyeshme. Unë do kisha zhvendosur përpara Cuadrado: prapa ai kishte bërë gabime, por para krijoi probleme në krosime. E mendoja që do të luante në sulm Cuadrado dhe jo Bernardeschi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit