Legjenda e NBA godet Italinë: Atje kam qenë dëshmitar i racizmit

17 Janar 2020
9:49
Alfred Lleshi
back button

Pa dyshim që nuk është një kujtesë e mirë ajo e Kobe Bryant, një legjendë e NBA, nga fqini ynë përtej Adriatikut. I intervistuar nga CNN, ish-basketbollisti i njohur theksoi se racizmi është një problem i vjetër në Itali. Bryant, i cili u rrit në Itali, ndërsa babai i tij luante me Rieti, Reggio Calabria, Pistoia dhe Reggio Emilia, tha se kishte qenë dëshmitar i episodeve të racizmit: “Kur isha duke u rritur, unë pashë dëshmi të tilla, gjëra të dorës së parë, gjatë disa ndeshjeve në futboll. Prindërit e mi më mësuan se si t’i trajtoja këto gjëra”.

Për fat të mirë, situata është duke u përmirësuar gradualisht sot, por, sipas Bryant, ka ende shumë për të bërë: “Unë mendoj se të flasim për racizmin në sport dhe të marrim një pozicion është e rëndësishme. Ne kemi përshkuar një rrugë të gjatë, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Gjëja më e rëndësishme është arsimimi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit