Legjenda e Premier League ndryshon sport në moshën 37-vjeçare

9 Tetor 2019
21:46
back button

Ish-portieri Petr Cech do të rikthehet në portë. Megjithatë jo në një portë futbolli, por hokej, pasi ka firmosur për Guildford Phoenix deri në fund të sezonit.

Cech doli në pension në fund të sezonit të kaluar dhe që prej atij momenti është stërvitur me klubin e ri për në nisur karrierën në hokej.

Ish-gardiani i Arsenalit dhe Chelsea-t do të luajë si portier në ekipin anglez të hokejit dhe ka pranuar se është i lumtur për këtë ndryshim.

“Shpresoj të ndihmoj këtë ekip të ri dhe të arrij objektivat e tyre për sezonin duke fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur kur të më jepet mundësia.

“Pas 20 viteve në futbollin profesionist, kjo do të jetë një eksperiencë e re pasi do të luaj një lojë që e kam dashur shumë kur kam qenë i ri.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit