Legjenda e United: Foden është më i mirë se Haaland në këtë moment

5 Maj 2021
17:26
Denis Hakanaj
back button

Phil Foden është më i mirë se Erling Haaland.

Ky është mendimi i Rio Ferdinand, i cili ka thënë:

“Haaland nuk ka luajtur akoma në një nivel të tillë. Foden është më i fortë për momentin. Nuk jam një tifoz i City-t, por më pëlqen t’i shikoj të luajnë futboll”.

Ish-mbrojtësi i United ka shtuar:

“Mahrez, Sterling, De Bruyne, Silva dhe Gundogan ndryshojnë pozicion vazhdimisht, luajnë me rrjedhshmëri, është futboll total.

Ruben Dias dhe John Stones kanë qenë të pakalueshëm, Foden dhe Mahrez të jashtëzakonshëm në sulm, Fernandinho ka qenë i mrekullueshëm në moshën 36 vjeç”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit