Legjenda e United i “turret keq” Pogba: Tani, kam vetëm një pyetje krejt normale!

26 Tetor 2021
0:19
Telesport
back button

Paul Pogba ishte protagonist negativ i humbjes së rëndë të Manchester United ndaj Liverpoolit. Mesfushori francez u përjashtua me karton të kuq pas 15 minutash të hyrjes në fushë në pjesën e dytë për një faull të keq ndaj Keita-s, duke i lënë shokët e tij në dhjetë për pjesën tjetër të ndeshjes: një sjellje që është objekt kritikash të shumta në Angli, ku Djajtë e Kuq janë në qendër të diskutimeve prej disa javësh për cilësinë e lojës së tyre dhe mungesën e vazhdimësisë së rezultateve.

Ole Gunnar Solskjaer, i cili ishte konfirmuar nga pronarët pas një fillimi të dobët, tani nuk duket më shumë i vendosur në stolin e Old Trafford dhe emrat e Antonio Contes dhe Zinedine Zidane qarkullojnë për ta zëvendësuar.

Goditja në Derbin Veri-Perëndim la pasoja të rënda në të gjithë grupin dhe sipas shumë mediave britanike, trajneri norvegjez humbi kontrollin e dhomës së zhveshjes: për këtë arsye po zhvillohen takime për të vlerësuar një ndryshim të mundshëm në drejtimin teknik!

Ndërkohë, pas ndeshjes së humbur ndaj të kuqve të Jurgen Klopp, po diskutohet shumë për ecurinë e Pogbas. Francezi e kishte nisur sezonin duke shënuar disa rekorde dhe me një qëndrim ndryshe nga ai i vitit të kaluar, por pasi u shpreh me fjalë jo tamam pajtuese ndaj Solskjaer-it ai u përjashtua nga formacioni startues si ndaj Atalantës ashtu edhe ndaj Liverpoolit. Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Premier League ai hyri në pjesën e dytë dhe u përjashtua pas 15 minutash dhe Paul Scholes, ish-legjenda e Djajve të Kuq, e kritikoi ashpër në Record:

“Ai hyn në fushë për të ndihmuar ekipin me talentin e tij, por pasi humbi topin, Liverpool shënoi. Kaluan disa minuta dhe ai u përjashtua për një faull qesharak me skuadrën që mbeti me pak ne numër dhe 5 gola të pesuar”

Heroi i heshtur, siç u quajt nga tifozët e Manchester United, ka rritur dozën ndaj francezit:

“Tani lind pyetja: nëse Solskjaer mbetet në stol, a do ta shohim akoma Pogban në fushë? Të gjithë e dinë që ai ka talent, por me gjithë kaosin që ka krijuar, me faktin që nuk ka rinovuar ende kontratën, si mund të dalë në fushë dhe të bëjë një gjë të tillë? Është mungesë disipline dhe mungesë respekti për trajnerin dhe për shokët e tij të skuadrës”.

Tensioni është i dukshëm brenda dhe në mjedisin përreth United dhe mund të ketë lajme të bujshme në çdo moment.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit