Premier League

Legjenda e United sulmon mesfushorin: Nëse s’di të bëjë një pasim të thjeshtë, të largohet nga klubi

Paul Scholes nuk mendon se Ander Herrera ka kualitetin e mjaftueshëm për të luajtur te Manchester United pasi ka bërë një gabim të rëndë gjatë barazimit me Southampton të shtunën.

Mesfushori spanjoll dështoi të jepte një pasim të thjeshtë drejt shokut të ekipit Paul Pogba në barazimin 2-2 të United ndaj Saints.

Scholes ka luajtur më tepër se 700 ndeshje me Djajtë e Kuq në karrierën e tij të suksesshme duke luajtur si një mesfushor qendror, roli i njëjtë që tani luan Herrera.

“Duhet të dyshosh te kualiteti i këtij lojtari,” shprehet Scholes për BT Sport pas barazimit të United ndaj Arsenal të mërkurën.

“Nëse nuk jep dot një pasim të thjeshtë nga 30 metra, atëherë nuk duhet të jetë pjesë e klubit.”


Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Premier League