Legjenda Ferguson kundër Super League: Tifozët dashurojnë Champions, kam qenë trajner…

19 Prill 2021
18:58
Telesport

Edhe pse ka drejtuar për dekada Manchester United, Sir Alex Ferguson është kundër krijimit të Super League. Skocezi që drejtoi “Djajtë e Kuq” për 27 sezone radhazi duke i kthyer në një nga klubet më të titulluara në planet, ka dhënë mendimin e tij për Reuters.

Krijimi i Super League do të thotë të heqësh dorë dhe të mohosh 70 vite të futbollit evropian. Unë kam fituar Kupën e Kupave me Abeerden, ishte si të ngjisnim malin Everest. Po ju jap një shembull: Everton po shpenzon 500 milion paund për stadiumin e ri dhe po lufton për t’u kualifikuar në Champions League.

Tifozët e dashurojnë këtë kompeticion kështu siç është, me këtë format që është. Kam qenë trajner dhe kam marrë pjesë në 4 finale të Champions League, kanë qenë netët më të veçanta të jetës time.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit