Legjenda franceze “masakron” Icardin: Lojtar pa personalitet, nuk i pëlqen konkurrenca

13 Janar 2021
10:44
Alfred Lleshi

Legjenda e Francës, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar ashpër Mauro Icardi, duke thënë se ka dyshime të mëdha në lidhje me personalitetin e tij. Po ashtu, ka ngritur pikëpyetje nëse sulmuesit të PSG-së i pëlqen konkurrenca. Argjentinasi shënoi 20 gola për kampionët francezë sezonin e kaluar, me formën e tij, që shtyu PSG ta shndërrojë huazimin e tij nga Interi në një marrëveshje të përhershme për 50 milionë €.

Ai madje mori fanellën me numrin 9, në vend të Edinson Cavani, që po largohej, por ka luftuar për të arritur lartësitë e sezonit të kaluar, me dëmtime dhe humbje të forms. Kjo e kufizoi argjentinasin në vetëm tre gola në gjashtë ndeshje, deri më tani.

Në mungesë të Icardi, nënshkrimi veror, Moise Kean, e ka shfrytëzuar rastin e tij, duke shënuar 11 gola në 18 ndeshje që huazimi prej Evertonit. Icardi e gjeti pjesën e prapme të rrjetës i adhur nga stoli, në ndeshjen e parë të Maurcio Pochettino si trajner, kundër Brest, të dielën, por Papin nuk ka mbetur i impresionuar nga ish-kapiteni i Interit.

Ish-lojtari i Francës pyet veten nëse 27-vjeçari lufton përkrah yjeve si Kylian Mbappe dhe Neymar, kur më parë ka qenë vetë me këtë status. Papin i tha “France Football”: “Kur e pashë atë duke luajtur për një vit, nuk pata përshtypjen se donte ta prishte terezinë. Si është e mundur? Në gjuhën e trupit të tij, unë nuk pashë dëshirë. Nga sa kam parë deri tani, kam dyshime të mëdha për personalitetin e tij. Ndjej që nuk i pëlqen konkurrenca. Tek Interi ishte shumë mbresëlënës, si ylli dhe kapiteni i padiskutueshëm. Në Paris është një lojtar normal, prapa Neymar, Mbappe dhe disa të tjerëve”.

Më herët, Papin kishte fjalë të mira për sulmuesin argjentinas, duke lavdëruar instinktet e tij ‘grabitqare’ para portës: “Ai është një gjahtar i pastër i golave. Di si të pozicionohet përpara portës. E kupton se ku do të kërcejë topi, gjë që është ideale, kur rrethohesh nga shokë e ekipi me vizion të tillë si Neymar, Mbappe dhe Di Maria”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit