Legjenda franceze nuk ka dyshime: Mbappé tashmë e meriton “Topin e Artë”

6 Mars 2021
10:42
Alfred Lleshi
back button

Jean Pierre Papin, fitues i “Topit të Artë”, një sulmues i shkëlqyer francez i së kaluarës e vendos bashkatdhetarin e tij në të njëjtën kategori elitare si Messi, CR7 dhe Lewandowski: “Por Kylian është vetëm në fillimet e tij dhe ‘hat-trick’ në ‘Camp Nou’ është një nominim i qartë për çmimin e madh. Për mendimin tim, tashmë e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’. Unë do të votoja për të ose për Robert Lewandowski. Mbappé do të jetë pjesë e elitës së futbollistëve, të kalibrit të Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”.

Papin, në karrierën e tij ka fituar gjithçka, duke shënuar një ortek golash. Si sulmues i Marseille, ai mori “Topin e Artë”. Me fanellën e Milanit ishte shënuesi më i mirë për tri vite me radhë. Një tjetër vlerësim për yllin e ri të PSG, pas atij të djeshmit nga Pele. Legjenda braziliane e pagëzoi si trashëgimtarin e vet në futboll: “Kylian mund të jetë pasardhësi im, nuk e them me shaka. Unë shoh veten në aftësinë e tij për të luajtur shpejt. Mbappe është një sulmues që mendon shpejt. Kur topi shkon tek ai, tashmë e di se ku të shkojë dhe si ta drejtojë ndeshjen”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit