Legjenda injoron Milan-in: Liverpool nuk do të ketë shumë probleme

15 Shtator 2021
16:20
Denis Hakanaj
back button

Steve McManaman, legjenda e Liverpool dhe e futbollit anglez, ka folur në lidhje me ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e sotme mes Liverpool dhe Milan në Champions League.

“Nuk besoj se Liverpool do të ketë shumë probleme. Milan ka dalë i dyti në një kampionat të varfër si ai italian, nuk më frikëson”, ka thënë McManaman për LIverpool Echo.

“Do të isha shumë i befasuar nëse Liverpool nuk do ta kalonte grupin. Mbrëmjet e Champions-it janë speciale dhe ajo me Milan është një ndeshje e bukur për të nisur sezonin e ri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit