Legjenda këshillon United: Me këto dy blerje je për titull!

31 Mars 2020
10:33
back button

Manchester United pritet të jetë një ndër ekipet më aktiv në merkaton e verës, me shumë emra që kanë nisur të lakohen për “Djajtë e Kuq”. Së fundmi, legjenda Rio Ferdinand, përmes një intervistë live në Instagram, është shprehur se Kane dhe Sancho duhet të merren nga Manchester dhe do të bëhej një ekip për titull.

“Harry Kane ka bërë paraqitje fantastike te Tottenham, por është lodhur duke pritur që ëndrrat e tij të bëhen realitet me Spursat. Mendoni se Harryt do t’i pëlqente të shënonte gola pafund dhe të thyente rekorde duke mos fituar asnjë trofe? Jo! Ai nuk do të ketë më motivim dhe do të lodhet.

Kane in action at Old Trafford back in December - but could he become a Man United player?

Mendoj se duhet të shkojë te Manchester United, pasi do të ishte zgjedhje perfekte për të. Edhe për United do të ishte perfekt gjithashtu. Të njëjtën gjë mendoj edhe për Sanchon, i cili do të kërkojë të shkojë në një ekip ku mund të fitojë titull.

Të dy këta lojtarë duhet të merren nga Manchester United dhe do të bëhej një ekip fantastik për titull më pas”, përfundon Ferdinand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit