Legjenda: Kjo ishte fundjava më e keqe e karrierës time

3 Qershor 2019
9:31
Telesport
back button

Gara e zhvilluar ditën e diel në pistën e Mugello ka qenë një zhgënjim për pilotin italian Valentino Rossi, që në garën e shtëpisë nuk la aspak gjurmë. Ai u rendit i 18-ti në provat zyrtare, klasifikimi dytë më i dobët i karrierës së tij. Ndërsa gara ishte një katastrofë, duke u rrëzuar në xhirot e para.

Një fundjavë shumë e vështirë. Nuk mbaj mend të kem kaluar më parë një fundjavë të tillë, kaq zhgënjyese. Një dështim, pasi erdha në këtë garë me të tjera objektiva. E dija që do të vuanim, por jo kaq shumë. Nuk ishim kompetitivë në pistë në asnjë moment, na mungoi shpejtësia”, tha Rossi.

Që të premten e kuptuam se gjërat ishin të vështira edhe pse bëmë gjithçka që të përmirësoheshim. Edhe unë bëra një gabim, pasi nuk u ndjeva komod dhe rezultati ishte gara, ku natyrisht më mungoi edhe fati. Më vjen keq për tifozët e shumtë”, u shpreh Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit