Ish-legjenda e Dortmundit pagoi rrogat nga xhepi, ekipi i shqiptarit sërish në krizë totale

7 Dhjetor 2019
9:56
Eraldo Harlicaj
back button

Wisla Krakow dhe Jakup Błaszczykowski janë dy emra të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Klubi i njohur polak është në një krizë të thellë që nga sezoni i shkuar ku po binte nga Kategoria. Mesfushori i njohur që luante në Gjermani me Wolfsburg la Bundesligën dhe u rikthye në shtëpi. 

Ai mori përsipër krizën ekonomike të skuadrës dhe pagoi të gjithë lojtarët nga xhepi për të shpëtuar ekipin e tij të zemrës, mes lojtarëve dhe Vullnet Bashën. Mesfushori shqiptar që luan si titullar me Wislan. Kuba ia doli, pasi ekipi i tij u rizgjua dhe arriti ta mbyllte kampionatin në mesin e tabelës. Një sukses i madh për tifozët e kësaj skuadre që po jetojnë një moment të vështirë. 

Situata është përkeqësuar sivjet, pavarësisht premtimeve të drejtuesve. Mesfushori Vullnet Basha rinovoi kontratën, po ashtu Kuba qëndroi. Financat nuk janë përmirësuar, por kanë shkuar më për keq. Kuba nuk paguan më nga xhepi dhe gjendja e Wisles është skandaloze. 18 ndeshje kampionat, 3 fitore, 2 barazime dhe 13 humbje, nga të cilat 10 radhazi, të salduar në vendin e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit