Legjenda kuqezi | “Te Milani nuk janë budallenj, nuk e heq kush Maldinin! Buxheti? Mos u merrni me atë punë…”

26 Qershor 2022
23:32
Telesport
back button

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit dhe sot një kolumnist, foli ekskluzivisht për TuttoMercatoWeb.com duke u ndalur te e ardhmja e Maldinit: “Dhurata e tij per ditelindjen duhet te jete nënshkrimin për kontratën e radhës.

Unë nuk mund ta imagjinoj një Milan pa Paolo Maldinin, nuk mendoj se të tjerët janë budallenj dhe kështu imagjinoj që sa më shpejt të munden Maldini do të nënshkruajë.

As nuk e pyes veten per problemin. Një ndryshim rrënjësor i strategjisë do të të jetë i dëmshëm. Më duket se gjithçka po shkon shumë mirë. Buxheti i kufizuar të çon në shumë ide, nuk do të shqetësohesha shumë për këtë.”

A ju pëlqen Origi për Milanin? “Unë kurrë nuk kam qenë i dashuruar me të, por ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ashtu si Giroud, ai do të jetë në gjendje të ndihmojë. Ata nuk janë lojtarë të jashtëzakonshëm, por me lojtarë të tillë, si Giroud vitin e kaluar, ecet perpara”.

Dhe do të doje Asensio? “Ai është një lojtar i shkëlqyer, ka shumë cilësi. Por ne jemi këtu për të përmendur shumë emra kur ka shumë që mund t’i përshtaten rastit”. A është kthyer Interi si favorit për Scudetton me Lukakun? “Po, mendoj se ishte edhe vitin e kaluar. Interi ishte më i forti vitin e kaluar dhe me Lukakun diferenca me të tjerët po rritet”.

A ju intrigon Juventusi? “Po, por shumë do të varet nga rikuperimi i Chiesa, një prej lojtarëve më të mirë në Evropë. Nëse ai rikuperohet mirë, Juventus do të luftojë kundër Interit. Kjo do të jetë goditja, ajo që mbi të gjitha mund të ndryshojë ekuilibrin. Më shumë se Pogba”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit