Legjenda Maldini kujton Maradona: E mbaja veten për korrekt, por Diegon e kam rrahur sepse ndryshe…

26 Nëntor 2020
17:08
Telesport
back button

Paolo Maldini kujton Diego Armando Maradona. Ish-kapiteni legjendar i Milanit dhe ikonë futbolli, në intervistën për Telefoot tregon edhe një anekdotë…

“Për futbollin Diego ishte një hero, një artist. Ai ishte një kundërshtar i madh, kurrë armik sepse ai kishte një sjellje shembullore në fushë”

“Unë besoj se ajo që ai u ka mësuar shumë brezave – pohon Maldini – është pikërisht dashuria e tij për topin. Ky ishte një lajm që nuk e prisnim, që shpresonim të mos e dëgjonim kurrë.

Jeta e tij gjithmonë është jetuar pothuajse përtej kufijve të saj dhe kjo e bëri atë pothuajse të pavdekshëm gjithashtu”.

Për ata që u përballën me të në fushë, Maradona ishte me të vërtetë i pandalshëm. Maldini gjithashtu e konfirmon këtë duke kujtuar një anekdotë.

“Ai ishte i pathyeshëm. Sinqerisht kujtimet e mia mund të ishin errësuar nga vitet, por me rastin e një çmimi nga Hall of Fame Italiane, unë isha pranë tij dhe ata treguan disa fotografi.

Unë gjithmonë e kam konsideruar veten një lojtar shumë korrekt, por në ato imazhe kishte faulla të pabesueshëm sepse ai më bënte të mos llogarisja kohën e ndërhyrjes.

Diego ishte aq i shpejtë sa që praktikisht e rraha gjatë gjithë lojës. Ndihesha i turpëruar dhe i kërkova falje. Ishte mbresëlënës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit