Legjenda Petr Cech nuk i heq dorezat, tani mbron portën e një skuadre hokeji

9 Qershor 2023
8:44
Telesport
back button

I tërhequr nga futbolli në vitin 2019, portieri çek Petr Cech ka vijuar karrierën e tij në sport, por tashmë në disiplinën e hokejit. Por një gjë nuk ka ndryshuar për 41-vjeçarin, pasioni i tij për të mbrojtur portën, ashtu si dikur.

Kështu, pasi la futbollin, ai nisi të luajë hokej dhe të bëjë portierin, fillimisht me ekipin e Phoenix e më pas me skuadrën e Chelmsford. Së fundi, çeku ka nënshkruar me ekipin e Oxford City Stars, që ka konfirmuar transferimin.

Skuadrës tonë i shtohet një ikonë e sportit, që shënjon nisjen e një epoke të re për klubin tonë, që konfirmon synimet tonë të mëdha”, shkruan klubi britanik i hokejit në rrjetet sociale, ku lajmëron transferimin e Petr Cech.

Ish-portieri çek ka luajtur me Chelsea e Arsenal në Premier League, ku ka fituar edhe 4 tituj kampionë si dhe një Champions League. Ai pati një dëmtim me kokën në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë u detyrua të mbajë kokore në kokë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit