Legjenda Rivaldo këshillon Gareth Bale: Ik aty, do të bëhet superfuqi!

22 Maj 2020
12:19
Telesport

E ardhmja e Gareth Bale është ende në udhëkryq. A do të qëndrojë te Real Madrid apo do të largohet?! Ende nuk dihet asgjë, por ajo që është e sigurtë ka të bëjë me faktin se uellsiani nuk është në raporte të mira si me Zidane, ashtu edhe me Perez dhe madje ka qenë disa herë larg Realit, por në fund askush nuk ka kënaqur kërkesat ekonomike të “blancos” sa i përket kartonit.

The Reasons Why Newcastle Signing Gareth Bale Would Be Absolutely ...

Tani që Bale i afrohet kështu fundit të kontratës, e cila skadon në vitin 2022, çmimi ka ndryshuar. Sipas legjendës së Brazilit, Rivaldo, skuadra ideale për t’u bërë lider dhe nisur projektin ambicjoz të emirit të Arabisë Saudite është Newcastle.

Rafał on Twitter: "‼️🚨🏴󠁧󠁢󠁷󠁬󠁳󠁿 Newcastle intends to make a ...

“Newcastle do të jetë një nga ekipet “big” këtë merkato. Shumë para do të injektohen në klub dhe të jeni të bindur se do të transferojnë të paktën një emër të madh, për t’iu treguar tifozëve ambiciet që kanë pronarët e rinj.

Gareth Bale can reclaim 'superstar status' with move to Newcastle ...

Mendoj se Newcastle do të ishte destinacione i përkryer për Gareth Bale. Ai do të rifitonte rolin e liderit të skuadrës, siç e kishte te Tottenham, si dhe do të fitonte para me thes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit