Legjenda Robben i sigurtë: “Do jetë fund sezoni me trofe, ky Bayern…”

31 Mars 2023
18:47
Telesport
back button

Legjenda e Bayernit, Arjen Robben, duke folur për FCBayern -TV përpara ndeshjes ndaj Borussia Dortmund ka prekur disa tema: “Gjërat po bëhen interesante. Ndryshimi i trajnerit mund të ketë një efekt pozitiv. Në shtëpi në Allianz Arena, unë e shoh Bayernin si favorit të qartë.”

“Një faktor vendimtar do të jetë gatishmëria. Në një lojë si kjo ju duhet të jeni plotësisht aty me mendje. Sidomos në shtëpi, që në minutën e parë, motoja duhet të jetë: jepni gjithçka! Duhet të jeni të sigurt që në fillim dhe t’i tregojne kundërshtarit se nuk do të ketë një shans.”

Robben për rekordin e tij kundër Dortmundit: “Unë gjithmonë i kam dashur ndeshjet më të mira, jo vetëm kundër Dortmundit. Gjithmonë mund të tregoni pak më shumë në ndeshje si kjo. Ishin lojëra të bukura dhe të veçanta, qoftë në Pokal, në Bundesligë ose në finalen e Champions League”.

“Bayerni ka skuadrën më të fortë në ligë, unë kam shumë besim te ekipi. Por kam shumë respekt edhe për Dortmundin, ata kanë pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm si klub. Nuk do të jetë e lehtë për Bayernin por unë mendoj se ata do të jenë në krye të tabelës të shtunën mbrëma”.

“Ekipi është i përgatitur mirë për të gjitha garat. Ata kanë lojtarë me shumë imagjinatë, shpejtësi, fuqi dhe nuhatje për golin. Çdokush mund të shënojë ose asistojë, edhe nga mesfusha me Josh-in dhe Leon. Skuadra është shumë e mirë, padyshim që ka tituj për te arritur këtë sezon”.

Me kë jeni ende në kontakt nga koha juaj te FC Bayern? Robben: “Kam qenë te Bayern për dhjetë vjet, kjo është një kohë e gjatë. Kjo është arsyeja pse unë kam ende shumë kontakte, për shembull me Franck Ribery, Bastian Schweinsteiger ose Philipp Lahm.”

“Vjeshtën e kaluar isha në Säbener Straße, ku takova djem si Thomas Müller, Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Serge Gnabry, si dhe shumë mjekë dhe punonjës. Kjo është gjithmonë dicka e bukur…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit