Legjenda Ronaldo mallëngjen me dedikimin për Pelen: Askush si ai!

23 Tetor 2020
22:59
Eraldo Harlicaj
back button

Fenomeni Ronaldo ka folur për fenomenin Pele. Ish-sulmuesi i Brazilit, Realit, Interit dhe Barcelonës uroi në mënyrë speciale Pelen. Ky i fundit festoi 80 vjetorin e tij ditën e sotme.

“Ka vetëm një mbret dhe ai është Pele, më i madhi prej të gjithëve. Ndjej admirim dhe mirënjohje të pamasë që cilësohem si pasardhësi yt. Në të njëjtën kohë ndihem me fat që i përkas brezit që frymëzohej nga futbolli yt.

“Çfarë privilegji të kem një idhull si ti. Unë i përkas periudhës post-Pele dhe nuk ia kam idenë se si do të rritesha pa frymëzimin ndaj teje. Çfarë talenti, absolutisht diçka jashtë normales. Nisa të besoj tek ëndrrat e mia prej historisë që shkruajte ti.

“Dhe kur i ktheva ëndrrat në realitet, ti ishte aty përkrah meje. Idhulli im që po lumturohej dhe festonte për mua, pavarësisht çdo rivaliteti që tentonin të nxisnin mes nesh. E ndjeja krenarinë që po përjetojë që një tjetër brazilian kishte arritur në majë. Faleminderit Pele“, – tha Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit