Legjenda zikaltër i përulet Milanit: Do ta fitonte titullin me meritë, ja sekreti…

14 Maj 2022
14:57
Alfred Lleshi
back button

Ish-kampioni i botës dhe sot komentatori televiziv për “Sky”, Beppe Bergomi është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”. Aty ka folur edhe për garën e titullit në Serie A mes Milanit dhe Interit, duke nënvizuar aftësitë e skuadrës kuqezi në këtë kampionat.

“Sot them se shanset janë 75% me 25% në favor të Milanit (ka 2 pikë më shumë në renditje, kur kanë mbetur 2 ndeshje për t’u luajtur deri në fund). Pra, nga parashikimi i fundit i shtoj 5% më shumë Interit, pasi fitoi Kupën e Italisë.

Por, ndryshe nga disa kohë më parë, sot mund të themi se Milani ka shanset më të mëdha. Pengesat i ka kaluar me sukses. Kuqezinjtë mund të hasnin vështirësi ndaj ekipeve si Udinese, Torino, Verona, por ia dolën.

Mendoj se ka vuajtur më pak me kundërshtarë si Lazio dhe Atalanta, të cilët përpiqen të luajnë dhe të krijojnë hapësira. Dhe Milani argëtohet kur ka hapësira”, – tha Bergomi.

Për njërin nga sekretet e Milanit këtë sezon, ish-kapiteni zikaltër nënvizoi: “Milani është në fluks, gjërat po shkojnë mirë për të, sepse skuadra i bën ato të shkojnë mirë.

Nëse Milani do ta fitonte titullin, do ta meritonte. Nga të tre favoritët, kuqezinjtë ishin më të vendosurit, mbijetuan me përkushtim në krye”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit