Legjionarët | Festojnë Berisha dhe Shpendi, Bajrami spektakolar në San Siro! Broja gjen pak minuta

27 Shtator 2023
23:39
Telesport
back button

Empoli e bëri “sefte” këtë sezon në Serinë A, duke triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Salernitanës, në duelin ku titullarë u aktivizuan 2 futbollistët shqiptarë, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi, të cilët bënë paraqitje dinjitoze.

Berisha mbajti portën e paprekur, ndërkohë që Shpendi ishte shumë energjik në fushë, madje në minutën e 58-të, gjeti rrugën e rrjetës, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fund të kësaj përballje Etrit Berisha u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që Stiven Shpendi mori notën 6.8.

Nate speciale edhe Nedim Bajramin, me gol ne San Siro ndaj Interit. Mesfushori i Kombëtares, u vlerësua me notën 7.2, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa për sa i përket statistikave, spikasin pasimet e sakta të shqiptarit, plot 17 nga 21 në total. Bajrami gjithashtu shënjestroi edhe 2 hërë portën.

Sonte pati pak minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili u hodh në fushë në minutën e 87-të në vendin e autorit të golit Jackson te fitorja ndaj Brighton (1-0).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit