Leicester zyrtarizon yllin e Serie A, prezantimi unik i lojtarit

20 Shtator 2020
10:20
Eraldo Harlicaj
back button

Leicester ka zyrtarizuar afrimin e Cengiz Under. Lojtari i Romës u huazua nga “Dhelprat” dhe do të luajë për të pakten një sezon në Premier League. Ai nuk pati shumë hapësira vjet në kryeqytetin italian, prandaj donte një sfidë të re.

Kalimi te Leicester është një sfidë interesante për 23-vjeçarin, pasi nuk dihet se si do t’i shkojë. Cengiz Under duhet të tregojë veten në një kampionat më të fortë dhe me karakteristika të ndryshme nga kampionati italian.

Prezantimi i Leicesterit në krahun tjetër ishte mjaft unik, pasi i vendosën epitetin e Undertakerit. Superstari i WWE mbetet një nga figurat më të dashura të këtij sporti, ndërsa tifozët shpresojnë që Cengiz Under të jetë po aq i suksesshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit