Leipzig dhuroi leksion ndaj ekipit të tij, Mourinho kërkon t’i rrëmbejë dy yjet!

24 Shkurt 2020
15:37
back button

Leipzig dhuroi një leksion të vërtet futbolli në Londër javën e shkuar, teksa mposhti Tottenham në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League, me shifrat 0-1, duke dominuar në çdo aspekt.

Pas humbjes, duket se Jose Mourinho kërkon të “hakmerret” ndaj gjermanëve dhe t’i marrë dy nga lojtarët më të njohur të ekipit. Pavarësisht se këtë sezon nuk kanë spikatur edhe aq shumë, sipas mediave angleze, Tottenham kërkon të transferojë në Londër Emil Forsberg dhe Yusuff Poulsen.

Suedezi dhe danezi nuk kanë pasur shumë hapësira këtë sezon, pasi Nkunku dhe Schick janë paraqitur shumë mirë. Nga kjo gjë kërkon të përfitojë Mourinho, i cili kërkon t’i marrë në Londër për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit