LEIPZIG I PANDALSHËM! Leverkusen zhyt në krizë Gladbach (VIDEO)

6 Mars 2021
17:29
Telesport
back button

Leipzig është pa frena këtë sezon në Bundesligë dhe ditën e sotme është konfirmuar edhe një herë tjetër si ekipi anti-Bayern. Formacioni i drejtuar nga Nagelsmann mposhti 0-3 në transfertë Freiburg, duke u ngjitur në vendin e parë me 1 pikë më shumë se Bayern, në pritje të përballjes së tyre ndaj Dortmund.

Sfida ndaj Freiburg u vendos nga golat e Nkunku në minutën e 41’, Sorloth 64’ dhe Forsberg 79’. Fitorja e sotme ishte e shtata radhazi për Leipzig në Bundesligë, gjë që konfirmon makinerinë perfekte që ka ndërtuar trajneri Nagelsmann.

Në ndeshjet e tjera spikati fitorja e Leverkusen 0-1, që zhyti në krizë të thellë Gladbach. Këta të fundit numrojnë plot 7 ndeshje pa fitore në të gjitha kompeticionet, gjë që konfirmon sezonin zhgënjyes. Hoffenheim mori një fitore me vlera ndaj Wolfsburg 2-1, ndërsa Hertha fitoi gjithashtu 2-1 me përmbysje ndaj Augsburg. Fankfurt nga ana tjetër u ndal në barazim 1-1 ndaj Stuttgart në shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit