Leipzig-Bayern është ndeshja e madhe e javës së gjashtë të Bundesliga-s.
Të dy ekipet duan të mbajnë ritmin me skuadrat e kreut dhe të shkëputen nga rivalët direkt.
Ndeshja po shkon shumë keq për bavarezët.
Gafa e Ulreich – Minuta 12 – Video
Sfida mund të ishte mbyllur që në minutën e 12-të, pas një gafe të pabesueshme të Ulreich, por Forsberg e ka falur portierin e bavarezëve.
Leizpig [1] – 0 Bayern Munich – Lois Openda 20′ – Video
Nuk ka gabuar në minutën e 20-të Openda, i cili ka kaluar në avantazh Leipzig me një goditje të saktë brenda zonës.
Leizpig [2] – 0 Bayern Munich – Castello Lukeba 26′ – Video
Gjashtë minuta më mbrapa ka ardhur goditje e radhës për Bayern-in, me vendasit që kanë dyfishuar avantazhin me një gol të Lukeba-s, i ndihmuar nga një tjetër gafë e Ulreich.