Leksioni i Krul: Futbollistët jetojnë në një flluskë

4 Prill 2020
18:01
Denis Hakanaj
back button

Në të kaluarën e afërt ka përfunduar në qendër  të vëmendjes për penalltitë që i ka pritur kundërshtarëve, emrat dhe këmbën e preferuar të të cilëve i kishte shkruar në shishen e tij të ujit.

Tani, Tim Krul, portieri i Norwich, ka dhënë një mesazh të rëndësishëm në lidhje me emergjencën coronavorus dhe për qasjen që kanë futbollistët ndaj jetës.

Në një intervistë të dhënë për Telegraph, ai ka treguar si e kalon kohën në  karantinë dhe jo vetëm: “Futbollistët jetojnë në një flluskë. Ndoshta kjo krizë do të na ndihmojë të kujtojmë atë që ka rëndësi me të vërtetë”, ka pranuar Krul.

“Në këtë moment ka rëndësi familja, shëndeti dhe shëndeti i njerëzve përreth. Këto janë prioritetet dhe tani duhet të jetë më e qartë. Rifillimi i kampionatit? Shpresoj të na japin pak kohë para se të rifillojnë sezonin. Është e domosdoshme”.

Megjithatë, izolimi ka edhe disa avantazhe: “Vajza ime është 6 vjeç dhe tani është në shtëpi me mua. Është bukur të marrësh pjesë në jetën e saj, sepse zakonisht unë udhëtoj vazhdimisht. Më pëlqen shumë të kaloj kohë me të”, ka thënë Krul.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit