Lëkunden pozitat e Mick Schumacher, drejtuesit e Haas: S’kemi parë hapa përpara

16 Maj 2022
9:02
Telesport
back button

Një vit më parë, Mick Schumacher debutonte në Formula 1 me makinën amerikane Haas, duke fituar duelin me shokun e tij të skuadrës Nikita Mazepin. Këtë vit që në skuadër ka ardhur një pilot me përovjë si Kevin Magnusen, paraqitjet e pilotit të ri gjerman nuk janë ato që priten. Për më tepër, që Mick ka qenë protagonist i disa incidenteve këtë sezon.

Ai që ka folur për situatën te Haas është drejtori sportiv i makinës amerikane, Gunther Steiner, që ka thumbuar djalin e 7 herë kampionit të botës. “Nuk kam parë shumë hapa përpara nga ana e Mick këtë dimër. Tani ai ka një pikë referimi në skuadër, kjo është arsyeja përse ne sollëm Magnusen në ekipin tonë. ne e dimë se sa është i aftë, ndaj presim më shumë”, tha Steiner.

Kevin është një pilot i madh, ndaj Mick duhet të punojë më shumë për të arritur nivelin e tij. Mick e di se çfarë duhet të bëjë dhe jam i sigurt se herët a vonë do të shkojë në të njëjtin nivel me të. shpresojhmë sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshirojmë që sa më shpejt të arrijë pikët e para në karrierë. Po bëhet një pilot më i pjekur, por duhet të kuptojë se sa më lart të duelojë aq më i madh është presioni, pasi për të hyrë në zonën e pikëve ka shumë konkurrencë”, tha Steiner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit