“Leo apo Leva? Kush fiton këtë ndeshje, shpallet më i miri i FIFA-s”

13 Gusht 2020
14:52
Alfred Lleshi

Braziliani Rivaldo, fituesi i Topit të Artë më 1999, e kupton atë që tha Lotar Matthäus për Lewandowski dhe Messi, me të parin më lart aktualisht: “Le të shohim, ju duhet të kuptoni se deklarata vjen nga një tifoz i Bayernit dhe një tifoz i pakushtëzuar i Lewandowski, kështu që nuk mendoj se ai po provokonte Messin.

Lewandowski është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili mendoj se ka pozitë të mirë për ta fituar çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2020. Por, për ta marrë atë, më parë do të duhet të rrëzojë lojtarin aktual më të mirë në botë, që është Messi. Unë mendoj se ai që do ta fitojë përballjen e nesërme në Champions, do të ketë shumë mundësi për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit