Leo Messi: Është shumë i mirë, na duhet

9 Dhjetor 2018
21:27
Denis Hakanaj
back button

Pas fitores kundër Espanyol, kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, u përpoq të minimizojë kontributin e tij të dyfishtë. Dy goditje dënimi magjike nga jashtë zone dhe dy gola të shkëlqyer nga Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, në derbin e fituar në transfertë.

“Epo, unë përpiqem të ndjek një ritual, duke u përpjekur t’i bëjë gjërat njësoj, në mënyrë që të shkojë mirë përsëri,” ka thënë argjentinasi. “Por ndonjëherë marrë përsipër shumë goditje dënimi dhe nuk arrij t’i fus në rrjetë. Isha shumë me fat që arrita të shënojë dy herë rresht.”

Kjo fitore e ka kthyer Barcelonën përsëri në krye të renditjes në La Liga. “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim kundër Espanyol këtë sezon,” vazhdoi ai. “Ishim me fat që arritëm të shënonim një gol të shpejtë që ndryshoi dinamikën e lojës dhe ne ishim superior në gjitha drejtimet.”

Messi festoi së bashku me Dembele, kur francezi shënoi golin e tij dhe numri 10 është i bindur se i riu i ka të gjitha ato që nevojiten për të qenë i suksesshëm tek Barcelona. “Ai është një lojtar shumë i mirë,” shtoi argjentinasi. “Ai dëshiron të luajë, bëri një ndeshje mjaft të mirë, shënoi një gol dhe ishte i rëndësishëm. Ne kemi nevojë për të”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit