Leo Messi vendos rekord edhe në… cirk

9 Nëntor 2019
16:10
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi vazhdon të koleksionojë rekorde. Jo vetëm në fushë, por edhe në cirk. Spektakli i organizuar në nder të tij nga Cirque du Soleil është një sukses.

Siç ka bërë të ditur Sport, “Messi 10”, ky është emri i spektaklit, po arrin 100 mijë spektatorë. Një rezultat i pabesueshëm për të cilin ka folur edhe drejtori kreativ, McKeown:

“Jemi shumë krenarë. Spektakli i parë ka qenë i jashtëzakonshëm, por edhe ata që kanë pasuar kanë qenë të çmendur dhe janë ndjekur nga shumë njerëz”, ka thënë ai.  

“Gjëja e bukur është mënyra në të cilën personat  ndërveprojnë dhe në fund na thonë se spektakli ka qenë i bukur si një ndeshje futbolli”.

Spektakli i Messi-t do të vazhdojë deri më 4 janar dhe synon të arrijë rezultate akoma më të mira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit