Leonardo e do brazilianin te PSG, kjo është oferta për Milan-in

15 Tetor 2019
22:55
back button

Nuk ka qenë një start sezoni i lehtë ky për brazilianin e Milan, Lucas Paquetà, që ka kaluar në pankinë shumë herë nën drejtimin e ish-trajnerit Marco Giampaolo. Braziliani nuk arriti të gjejë harmoninë taktike dhe me siguri shpreson ta bëjë nën drejtimin e trajnerit të ri, Stefano Pioli. Gjithsesi statusi i tij prej të paprekshmi tashmë nuk ekziston më dhe për këtë motiv mund të çelë një pistë të re në merkaton e janarit.

Referuar raportimeve të ‘Sport Mediaset’, ish-drejtuesi i kuqezinjve, tashmë te PSG, Leonardo, dëshiron ta transferojë brazilianin e në Francë, pasi më parë e deshi atë të Milan. Nuk është mister që drejtuesi i kampionëve të Francës është një verësues i numrit 39 të milanistëve dhe do të bënte gjithçka për ta patur në skuadrën e tij. Për këtë arsye mësohet se është gati një ofertë prej 40 milionë euro për të “rrëmbyer” Paquetan nga Milan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit