Leonardo e pranon: Kontaktet me Messin nisën para verës, por jo përpara…

16 Shtator 2021
12:04
Alfred Lleshi
back button

Leonardo, drejtori sportiv i PSG, gjatë një interviste me “Canal +” foli për negociatat që mundësuan marrjen e Messit në “Parce des Princes”: “Nuk mund ta fsheh që kemi pasur kontakte edhe më parë, por gjithmonë pas janarit, kur nuk kishte më tepër se gjashtë muaj deri në përfundimin e kontratës. Ne kurrë nuk kemi kontaktuar me Messin para janarit 2021”.

Menaxheri i parizienëve më pas shtoi se arriti në këtë përfundim pas kontakteve të para me argjentinasin: “Unë mendoj se ideja e tij ishte të qëndronte te Barcelona. Sinqerisht, ishte e qartë se dëshira e tij ishte të qëndronte dhe ndoshta ta përfundonte karrierën atje”.

Në fund Leonardo nënvizoi: “Pastaj, historia e Messit në Barcelonë përfundoi dhe ne arritëm marrëveshjen. Dëshira për të ardhur këtu, që Leo tregoi, na motivoi shumë. Imagjinoni një lojtar si Messi me fanellën e PSG, kjo është diçka e madhe, shumë e bukur. Unë jam duke e njohur përditë atë. Messi është një person shumë korrekt, shumë serioz”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit