Leonardo i dashuruar pas francezit, synon të përsëritë blerjen e verës së shkuar

18 Gusht 2019
13:16
Telesport
back button

Leonardo synon të sjellë një mesfushor me përvojë te skuadra e PSG-së dhe për këtë arsye po punon për të mbyllur transferimin në Ligue 1 të Timoue Bakayoko. 24-vjeçari u rikthye te Chelsea këtë verë pas huazimit te Milanit, por ai do të largohet sërish nga “blues”.

Sipas “Sunday Express”, Leonardo ka një marrëdhënie të mirë me mesfushorin, duke qenë se kanë qenë të dy pjesë e kuqezinjve sezonin e fundit. Problem për drejtorin sportiv të PSG-së do të jetë konkurrenca e madhe për Bakayoko, që e kërkon edhe Monaco.

Mesfushori francez erdhi te Milani verën e kaluar pikërisht pas ndërhyrjes së Leonardo, që synon të përsëritë të njëjtin transferim edhe te PSG. Lojtari mund të transferohet në Paris sërish në formë huazimi për një vit, me të drejtë blerje verën e ardhshme.Nje vit me pare, Bakroko transferohej te Milani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit