Leonardo: Krenarë për vendimin që mori Al-Khelaifi

25 Prill 2021
21:48
Denis Hakanaj
back button

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka folur në lidhje me dështimin e Superligës, porjekti i 12 klubeve europiane i çuar përpara nga Agnelli dhe Perez:

“Na është ofruar që të bëheshim një nga klubet themelues të turneut të ri, por presidenti Nasser Al-Khelaifi ka refuzuar. Jemi shumë krenarë për të. Besoj se ka ndjekur vlerat e tij dhe ato të klubit”, ka thënë Leonardo.

“Për rrjedhojë është bërë presidenti i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA). Ky është vlerësimi për një person me të cilin mund të bashkëpunosh jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, sepse futbolli po kalon momente të vështira”, ka shtuar braziliani.

“Është e vështirë për të gjithë, duke përfshirë edhe PSG-në, por kjo nuk është një arsye e mirë për të prishur skemën e zakonshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit