Lerda: Gabuam shumë sot. Ky është pengu më i madh

7 Dhjetor 2019
16:05
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka shpjeguar arsyet e humbjes së pësuar kundër Bylisit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ai ka thënë:

“Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë dhe më pas jemi ndëshkuar në gjuajtjen e parë që kemi pësuar. Kemi reaguar dhe kemi barazuar me meritë, me pas kemi gabuar përsëri. Megjithatë, gjithçka u bë më e vështirë dhe kështu e ka futbolli”.

“Nuk duhet ta dramatizojmë këtë rezultat, sepse kemi luajtur mirë. Siç nuk ishim kampionë para kësaj ndeshjes, nuk jemi as humbës tani. Do të analizojmë gabimet tona dhe do të vazhdojmë përpara”.

“Unë kam parë një ndeshje ku kemi pësuar gol në goditjen e parë të Bylisit. Kemi luajtur futboll në një fushë të vështirë. Pengu më i madh është që nuk e kemi mbyllë pjesën e parë në avantazh. Bylis arriti ta fitonte ndeshjen falë gabimeve tona”.

“Fusha nuk ishte e mirë, por nuk mund të kërkojmë justifikime. Skuadra ishte e përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht. Ne kemi bërë më shumë gabime se kundërshtari sot dhe do të kërkojmë t’i korrigjojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit