Lerda: Kukësi fitoi nga gabimet tona, penalltia ishte e dyshimtë

23 Gusht 2019
21:17
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Franco Lerda ka folur pas humbjes me Kukësin. Italian ka folur për gjykimin dhe vonesat e futbollistëve të Kukësit në pjesën e dytë. Lerda e pranon se skuadra e tij nuk dhuroi shfaqjen më të mirë, por është i sigurt se do të përmirësohet në vazhdim. 

Humbja – “Ka ndryshime nga Superkupa. Ata luajtën mirë në pjesën e parë dhe shënuan, ne luajtëm në të dytën por nuk shënuam. Kukësi e fitoi ndeshjen nga gabimet tona. Kemi gabuar shumë me pasime dhe aty Kukësi i shfrytëzoi”. 

Presioni i vazhdimit  – “Kur humb nuk është asnjëherë mirë as në fillim, as në fund. Ndeshja u vendos nga një penallti, më duket e dyshimtë. Disa prej lojtarët nuk ishin rikuperuar ende e normalisht as për Kukësin”.

Telushi i vetëm – “Kemi bërë shumë gabime dhe në pasime dhe vertikalizme. Në të dytën u përmirësuam, goditëm shtyllën. Kishim pak raste dhe nuk i shfrytëzuam”.

Loja e dobët – “Në pjesën e parë nuk bëmë mirë, në pjesën e dytë më pëlqeu skuadra. Luajtëm kundër një Kukësi të mirë”. 

3 mbrojtës / Boldor  – “Ne po luajmë me 3 lojtarë. Nuk çaluam mbrapa, por te 5-shja nga mesfusha. Boldori mund të luajë dhe majtas, por më ka pëlqyer në pozicionin që po e aktivizoj”.

Kartoni i kuq – “Nuk e di nëse e ka prekur me kokë a jo. Gjesti qëndron”.     

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit