Lerda ndez atmosferën: Mund të kualifikohemi!

14 Korrik 2019
16:28
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka folur para ndeshjes së dytë kundër Qarabag-ut. Numri një i stolit vlerëson ekipin e tij, por shpreh besimin se sfida mund të kalohet me sukses. 

Ndeshja – “Jemi gati, kemi edhe një seancë stërvitore. Kemi analizuar ndeshjen dhe kemi parë rastet kur kishim topin ne dhe kundërshtari. Kemi nxjerrë mësimet e duhura. Na pret një ndeshje e vështirë, por ne luajmë shanset tona”. 

Grupi  – "Jam i kënaqur me skuadrën. Normalisht kemi vend për përmirësim. Afrimet nuk janë ende në formën më të mirë. Kur të vijnë në formë, do kemi disa armë më të shumta. Të shohim në lidhje me formacionin. Do luajë kush e meriton. Trashi? Nuk e di, të shohim”. 

Kualifikimi – "Kemi besim, nuk themi se kemi shpresa të mëdha. Luajmë ndaj një klubi me 25 milionë euro buxhet, disa herë kampion dhe që kanë luajtur në grupet e Champions League. Në futboll ndodh çdo gjë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit