Levante i tregon derën, Sadiku zëvendësohet nga një legjendë

25 Qershor 2019
12:28
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime, Armando Sadiku nuk do të vazhdojë më me Levanten. Sulmuesi elbasanas nuk pëlqehet nga trajneri Paco Lopez, ndërsa ekipi spanjoll ka nisur sulmin për veteranin Roberto Saldado. 

Sulmuesi 34-vjeçar pritet të rikthehet në Spanjë pas dy sezoneve të kaluara në Turqi me Fenerbahcen. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe në kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur me Valencian, Villarealin, Getafen, Real Madridin dhe Osasunan.

Levante do që të largojë 3 sulmues nga ekipi për t'i bërë vend afrimit të ish-lojtarit të kombëtares së Spanjës. Sadikut i është bërë e qartë se duhet të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit