Lëvizje e dëshëpruar e PSG-së, kërkon ndihmën e një “miku” për të larguar Icardi-n

18 Qershor 2022
16:58
Denis Hakanaj
back button

Mauro Icardi? Kontrata e tij me PSG-në është e qartë, për shkak të dy viteve që i kanë mbetur ende. Megjithatë, duke gjykuar nga zërat e fundit të merkatos, qëndrimi në Francë nuk është aspak i sigurt.

Teksa sulmuesi po shijon pushimet e merituara, me një shfryrje ndaj atyre që e kanë cilësuar në rrezik karrierën e tij, te klubi kampion i Francës ka nga ata që po mendojnë seriozisht për ndarjen.

Sezoni i fundit, mes problemeve fizike, problemeve martesore dhe statistikave sigurisht jo shumë të mira (5 gola në 30 paraqitje) nuk luan në favor të Mauritos, me PSG-në që në fakt kërkon profile të tjera për të forcuar një repart sulmues ku shkëlqejnë yjet e Mbappes , Messi dhe Neymar.

Prandaj, klubi do të ishte gati ta largonte Icardin për të përfituar si nga pikëpamja ekonomike, duke hequr dorë nga një rrogë e madhe dhe ai teknik, duke u gjetur një profil më të mirëpritur.Jo rastësisht orët e fundit flitet për një presing të fortë ndaj qendërsulmuesit të Sassuolo, Scamacca.

Por për momentin nuk ka kërkesa të mëdha për ish-sulmuesin e Interi-t, që shkoi në Paris për rreth 50 milionë euro, me vetë lojtarin që duket se nuk ka interes të largohet.

Një problem jo pak i rëndësishëm për Paris Saint-Germain, që duket se po vlerëson të gjitha rrugët e mundshme për të gjetur një zgjidhje.

Në këtë drejtim, drejtuesit duket se kanë kërkuar ndihmë edhe nga një “mik” i vjetër si Jorge Mendes, menaxheri i fuqishëm portugez që kujdeset për interesat e Cristiano Ronaldos, me të cilin është edhe mik i ngushtë.

Sipas Corriere dello Sport, pavarësisht ardhjes së Luis Campos si drejtor teknik, Bleus janë gati të mbështeten në këtë rast te luzitani për një arsye specifike. Ndikimi i tij te klubi i Wolverhampton dhe aftësia e tij për të transferuar bashkatdhetarët në ekipin e Premier League.

Ujqërit mund të jenë një zgjidhje e mirëpritur për Icardin, pasi do të ishte një ekip që luan në një kampionat të nivelit të lartë, më lart se Ligue 1.

Më tej, nuk duhet harruar se Wolves kanë mundësi të ofrojë kontrata të rëndësishme, deri në 6 milionë euro. Sigurisht që Icardi duhet të ulë pagën e tij, aktualisht me 10 milionë euro, por këtë do ta bënte me perspektivën për të pasur një rol parësor në një skuadër që mund të jetë protagoniste në Angli.

A do të jetë e mjaftueshme për të bindur Mauriton dhe graun menaxhere Wanda? Topi mund t’u kalojë përsëri atyre, nëse Mendes do të provojë të jetë mik i mirë për PSG-në.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit