Lëvizje e zgjuar: Perisic te Bayern, Inter ofron dy opsione për gjermanët!

29 Mars 2020
12:43
back button

Bayern Munich kërkon të nënshkruajë përfundimisht me Ivan Perisic, të cilin e ka huzuar nga Inter deri në fund të sezonit. Trajneri Flick është i bindur në aftësitë e kroatit dhe kërkon ta ketë në ekip.

Inter kërkon të përfitojë nga kjo gjë dhe ka dy alternativë në tavolinë për bavarezët. E para është që Bayern të derdhë në arkat zikaltër 20 milionë euro për të siguruar kartonin e Perisic.

Alternativa e dytë është që në “San Siro” të kalojë Tolisso. Ky i fundit nuk është i kënaqur në “Allianz Arena” dhe Inter është gati që përveç kartonit të Perisic të ofrojë dhe para në këmbim të kampionit të Botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit