Lëvizje surprizë, Barcelona gjen Napolin në SHBA

10 Qershor 2019
14:12
back button

Barcelona ka bërë një ndryshim në kalendarin e përgatitjeve të sezonit të ardhëm. Superkupa e Spanjës u zhvendos të zhvillohet në muajin janar në Arabinë Saudite, për këtë u krijua një boshllëk në fillim të muajit gusht dhe klubi arriti marrëveshjen për të udhëtuar drejt SHBA-ve, ku do të zhvillojë dy miqësore me të njëjtin kundërshtar, Napolin.

Miqësoret në fjalë do të zhvillohen me 7 dhe 11 gusht. Të dy ndeshjet do të luhen në Miami, në një stadium me kapacitet deri në 70 mijë spektatorë. 

Me këtë lëvizje Barcelona kompleton përgatitjet e fillim sezonit, teksa fillimisht do të bëjë një tur në Azi dhe më pas udhëton drejt SHBA-ve, për t’u kthyer në Europë për sezonin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit