Lewa del krah Neuer dhe paralajmëron Bayern: Nuk do të fitojmë tituj!

17 Korrik 2019
14:19
back button

Robert Lewandowki është një tjetër faktor i rëndësishëm tek Bayern Munich që ngre zërin për përforcime në skuadër, ashtu siç tha publikisht edhe Manuel Neuer pak kohë më parë.

Nga Los Angeles, atje ku Bayern do marrë pjesë në International Champions Cup, sulmuesi polak tha: “Nuk është optimale që ne kemi kaq pak lojtarë profesionistë në skuadër, në këtë moment. Na duhen më shumë lojtarë, për kompeticionin, por edhe kualitet në stërvitje. Shpresoj të ndodhë diçka së shpejti”.

“Pa transferime, do të jetë shumë e vështirë për të fituar tituj të mëdhenj dhe në dy vitet e fundit Bayern nuk ka bërë transferime të mëdha”, tha 30-vjeçari para medieve.

Ai shtoi se nuk është një lamtumirë e tij, apo një kërcënim për largim sepse të ardhmen e tij e sheh tek Bayern, aty ku dëshiron të qëndrojë deri në fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit