“Lewa e meritonte Topin e Artë”, Naglesmann bën parashikimin e frikshëm para Klassiker: Ja çfarë do të bëjë tani

3 Dhjetor 2021
15:21
Denis Hakanaj

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të Klassiker kundër Borussia Dortmund, trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann, ka folur për Topin e Artë të fituar nga Leo Messi.

“Nuk është i mërzitur, edhe pse mendoj se duhet të jetë pak i lënduar. Mendoj se e ka merituar trofeun. Por është një profesionist i jashtëzakonshëm”, ka thënë trajneri i bavarezëve.

“Besoj se do të fitojë energji nga kjo situatë dhe do të shënojë shumë gola të tjerë. Do të jetë akoma e mundur për të që të fitojë Topin e Artë. Është e rëndësishme që ky zhgënjim të kthehet në energji”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit