Lewa-Haaland, mbretërit e golit në Europë ndezin Bundesligën (info-grafiku)

25 Maj 2020
15:07
Alfred Lleshi
back button

“Signal Iduna Park” prodhon “9” në seri. “Fabrika e verdhë”, me lejen e Aubameyang,  formoi së pari Robert Lewandowski si një qendërsulmues vdekjeprurës… Tani është duke shijuar Erling Braut Haaland, që po mahnit me golat e tij. “Do të ishte mirë për të, nëse do të qëndronte më gjatë në Bundesligë. Ai ka një potencial shumë të madh, por nuk dua të ushtroj presion me deklaratat e mia. Nëse ai punon shumë, mund të arrijë në nivelin më të lartë”, – tha Lewa për Haaland, i cili po ndjek gjurmët e tij, para se të përballen në “Klassiker”.

Polaku arriti në Dortmund nga Lech Poznan më 2010 dhe u nis për te Bayerni më 2014, ku tashmë është shndërruar në një “grabitqar” të vërtetë. Një rrugë në të cilën po ecën edhe norvegjezi…, me shifra mjaft të mira. Haaland zbarkoi në janar te BVB, duke sfiduar Lewandowski për golat në Champions. Të dy janë goleadorët më të mirë të turneut të këtij sezoni, me nga 11 dhe 10 gola, përkatësisht. “Kam shumë për t’u përmirësuar! Këmba ime e djathtë, loja ime ajrore, teknika, këmba e majtë, lëvizjet e mia… Gjithçka”, – tha norvegjezi.

“Ai ka një mentalitet të shkëlqyeshëm dhe gjithmonë pret përpara. Kur humbet një rast ose nuk shënon në një ndeshje stërvitore, nuk është i lumtur”, – tha trajneri i tij, Lucien Favre. Në 13 ndeshjet e tij të para me Dortmund, Haaland ka shënuar 13 gola. Lewandowski shënoi 2 gola në 13 duelet e tij fillestare me të verdhët, si zëvendësues i Lucas Barrios. Polaku e përfundoi sezonin e tij të parë atje me më pak gola se ka Haaland tashmë.

Leëwa ka potencial për të qenë mbreti i golit në Bundesligë. “Ai është në formë, ka ende kohë për ta thyer rekordin e Gerd Müller (40 gola në Bundesligë, sezoni 1971-1972). Nëse dikush mund t’ia dalë në këtë drejtim, ai është polaku”, – parashikoi Hansi Flick. Sulmuesi polak është “Këpuca e Artë” e Bundesligës për momentin, me 27 gola sezonal, përkrah Immobile (Lazio).

Beteja për titullin do të zhvillohet mes Dortmundit dhe Bayernit. Bavarezët kryesojnë me katër pikë më shumë aktualisht. Në këtë sfidë makro brtendashkruhet edhe dueli për golat. Të dy sulmuesit në fjalë kanë 41 gola në të gjitha kompeticionet, më shumë se kushdo në Europë.

“Njohja me vetitë e rivalit është po aq e rëndësishme sa driblimi ose mbrojtja e topit. Për mua, një sulmues i shkëlqyeshëm duhet të jetë gjithnjë i saktë”, – tha Lewandowski. Një rreze “X”, që i shënjon të dy: kanë shënuar 39 gola nga brenda zonës. E djathta është këmba e polakut (28 gola); e majta nderon norvegjezin (31 gola).

Në momentet e nxehta të lojës, të dy rriten. Bomberi i bavarezëve ka shënuar 8 gola nga minuta e 75-të e më pas, ndërsa ai I Borussia Dortmund… 13 gola! Leëwandowski ka më shumë gola në Bundesliga (27) sesa Haaland (13), por efektiviteti i ish-sulmuesit të Salzburgut e dominon atë. 76% e goditjeve të tij në portë kanë shënjestër nga 47% e polakut.

Haaland ka bërë debutimin e tij me të verdhët në Bundesliga, Kupën e Gjermanisë dhe Champions, tani mezi pret të shijojë edhe “Klassiker”. Por, Lewandowski, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në përballet mes Bayernit dhe Dortmundit (22 gola), e pret në duel atë këtë fundjavë. Është muzika e “The Killers”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit